Џозеф: Бугарското малтретирање на Македонија веќе е проблем и на НАТО
Џозеф: Бугарското малтретирање на Македонија веќе е проблем и на НАТО
Ковачевски со поддршка за Парадата на гордоста: Секој има право на почит и достоинство
Ковачевски со поддршка за Парадата на гордоста: Секој има право на почит и достоинство
Глобално обединети можеме да обезбедиме храна за сите е заклучокот од министерската конференција во Берлин „Uniting for Global Food Security“
Глобално обединети можеме да обезбедиме храна за сите е заклучокот од министерската конференција во Берлин „Uniting for Global Food Security“
ДРАМА ВО ПРИЛЕП: Сакал да прегази полицајци со комбе, тие пукале во гумите, граѓаните се извадиле од памет!
ДРАМА ВО ПРИЛЕП: Сакал да прегази полицајци со комбе, тие пукале во гумите, граѓаните се извадиле од памет!
Тренчевска: Преку кампањата „Подај рака и промени живот – стани згрижувач!“, ја подигаме свеста на значењето на згрижувачките семејства
Тренчевска: Преку кампањата „Подај рака и промени живот – стани згрижувач!“, ја подигаме свеста на значењето на згрижувачките семејства
Медиумски реформи – три чекори напред, два чекора назад
Медиумски реформи – три чекори напред, два чекора назад
Едвард Џозеф: Софија може да ги поткопа темелите на македонската држава
Едвард Џозеф: Софија може да ги поткопа темелите на македонската држава
КАЕВСКИ: Срамно, Мицкоски и ВМРО-ДПМНЕ ширеа лаги и ги рушеа државните позиции со Бугарија
КАЕВСКИ: Срамно, Мицкоски и ВМРО-ДПМНЕ ширеа лаги и ги рушеа државните позиции со Бугарија

АФРИМ ГАШИ РЕЗИЗБРАН ЗА ЛИДЕР НА АЛТЕРНАТИВА, ПРЕМИЕРОТ КОВАЧЕВСКИ БЕШЕ ГОСТИН НА КОНГРЕСОТ

Актуелниот претседател на политичката партија Алтернатива, Африм Гаши, на денешниот конгрес доби нов четиригодишен мандат. Гаши му се заблагодари на партиското членство, коментирајќи дека Алтернатива станува еден од најсериозните политички субјекти.

Во своето обраќање на конгресот, Гаши изјави дека Алтернатива станала дел од Владата не заради страста кон власт, туку затоа што државата била во грч и се работело за нејзината стабилност по неуспешниот обид за формирање на ново мнозинство и нови избори.

Конгресот на Алтернатива денеска го донесе и Статутот, како и новата програма на партијата за периодот 2022-2026. Делегатите со мнозинство гласови ги избраа и новите членови на Централниот одбор.

На свеченоста присуствуваше и премиерот Димитар Ковачевски. Во коментар на социјалните мрежи, Ковачевски напиша дека владината коалиција со целиот свој капацитет работи во интерес на граѓаните и успешно менаџира со предизвиците предизвикани од најголемата светска и економска криза.

– Политичката партија Алтернатива е нашиот нов партнер во Владата, со вградени програмски определби. Со задоволство ја прифатив поканата и присуствував на денешниот Конгрес на Алтернатива. Благодарен сум на нивниот придонес како и на сите партии од парламентарното мнозинство. Одговорно и посветено продолжуваме да работиме за граѓаните и напредокот на државата – напиша премиерот.

Në Kongresin e sotëm të Alternativës, nën shoqërim të shumë mysafirëve e qindra delegatëve, edhe njëherë e dëshmuan anën tonë dhe ia dhamë besimin kryetarit Afrim Gashi.
Na priftë e mbara e mirupafshim në suksese!
Gjithmonë ka alternativë!

(Po e postoj këtu edhe fjalimin tim të mbajtur në Kongresin e sotëm.)
I nderuari kryetar i Alternativës, miku im Afrim,
I nderuari kryeministër, z. Kovaçeski,
Të nderuar përfaqësues të partive politike,
Të respektuar përfaqësues të kancelarive diplomatike dhe organizatave joqeveritare,
Të dashur delegatë dhe mysafirë, zonja e zotërinj,
Ndonëse fjalimet nuk janë zanati im më i mirë, ngase gjithnjë kam besuar se më shumë se ne vetë duhet të flasë puna jonë, kur sot jam në këtë skenë dhe në hapje të këtij kongresi, do të më lejoni t’ju them se ndjehem fort i nderuar që kam mundësi t’ju drejtohem nga kjo foltore, t’ju përshëndes e t’ju falënderoj që e keni madhështuar këtë tubim.
Shumë të dashur të pranishëm në këtë kongres, për dallim nga Safija, unë nuk u gjeta në politikë pa dëshirën time. Ata që janë këtu nga fillimi e mbajnë mend se edhe unë isha ndër ata 57 aktivistë që më 22 nëntor 2014 u ngjitën në skenë për ta themeluar subjektin e ri politik, që nuk ishte vetëm freski e pluralizmit, por edhe rikonceptim i demokracisë në skenën tonë. Dhe, këtë e bëra me vetëdije dhe bindje të plotë se nuk ia vlenin fjalët dhe ankesat nëse mungojnë veprat dhe angazhimi. Përgjegjësia jonë publike atëbotë ngadhënjeu mbi interesat tona personale. Dhe, nëse kjo dikur do të konsiderohet histori, unë do të mund të mburrem para vajzave të mia se kam qenë pjesë e asaj skene.
Dhe, pas asaj kam vazhduar të jem aty ku më ka kërkuar detyra. Bashkë me shumë shokë e miq të kësaj salle, e themeluam degën më të fuqishme të partisë në Çair, për t’i sfiduar jo vetëm degët e tjera të subjektit tonë, por edhe të të gjitha subjekteve politike. Dhe, po ashtu, nëse kjo dikur do të konsiderohet histori, unë vërtet do të ndjehem mirë që kam pjesë e atij rrëfimi të suksesshëm.
E, më vonë, kur partia jonë po sfidohej në beteja juridike, bashkëpartiakët e mi ma besuan detyrën e Sekretarit Organizativ të Alternativës, me shpresë se ashtu do të mund ta shpërndajmë përvojën organizative edhe në strukturat e tjera. Dhe, zgjedhjet e vitit 2020, që më gjetën në krye të shtabit zgjedhor, do të ishin testi i këtij angazhimi, që besoj se ia kemi dalë me sukses. Së paku numrat vazhdojnë të flasin ashtu.
Kështu vitet kalonin, përgjegjësia rritej, ndërsa detyrat shtoheshin. Më 2021, pasi ma kishin dhënë edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, me kërkesë të aktivistëve dhe kolegëve, e bëra edhe betejën tjetër dinjitoze për zgjedhjet lokale në Çair, ndërsa pas kësaj m’u kërkua që unë ta drejtoj një ndër resorët më të rëndë dhe më të rëndësishëm në pushtetin ekzekutiv, Ministrinë e Shëndetësisë.
Iu referova kësaj ecurie jo për t’u mburrur, sepse tipari ynë i parë dhe vlera jonë unike është pikërisht modestia, por desha që kështu ta ilustroj se cila është rruga e një aktivisti politik në Alternativë. Dua që kështu jo vetëm kolegët e mi të partisë, por edhe të tjerët, ta kuptojnë se ne në partinë tonë jemi aty ku na kërkon detyra e jo aty ku na leverdis interesi. Dje mund të ishe një aktivist i një nëndege, sot mund të jesh kryetar komune, nesër mund të jesh kandidat për deputet, pasnesër mund të jesh ministër, një ditë tjetër mund të bëhesh kryetar partie dhe përsëri, pas një kohe, ta gjesh veten si aktivist në një nëndegë. Kjo është ajo që ne e quajmë subjekt jotipik politik ose, në mënyrë simbolike, subjekt Autentik.
Të nderuar të pranishëm, sot kur partia ime ma ka ngarkuar detyrën e drejtuesit të Kopshtit të Shëndetit Publik, pra të ministrit të Shëndetësisë, më ka dhënë mundësinë e artë që të jem në krye të ndryshimeve të ëndërruara në shëndetësi, që t’u shërbej mijëra mjekëve, infermierëve dhe personelit tjetër në shëndetësi, por edhe mijëra pacientëve që përfitojnë nga këto shërbime. Ndërkaq, nuk kalon ditë që një pacient të mos më shkruajë një falënderim se, falë punës sonë, jeta e tij ka marrë të mbarën. Natyrisht, këtë nuk e kam pranuar kurrë si meritë personale, sepse aty janë mjekët dhe personeli tjetër që e bën punën kryesore, por nëse ne sot – duke e menaxhuar ministrinë më të ndjeshme, edhe në kushte të pandemisë – ne kemi mundësi të ndihmojmë për t’ia lehtësuar jetën dikujt, mendoj se gjithë ky rrugëtim politik ia ka vlejtur. Nëse sot spitalet tona po i kthehen normalitetit, nëse i kemi hequr gati krejt masat kufizuese anti-Covid, ndërgjegjja jonë mund të jetë e lehtësuar.
Për hir të së vërtetës, më duhet të them se, përveç mundësisë, Alternativa ime më ka sfiduar edhe me përgjegjësinë se a mund të lëmë gjurmë të mira në sektorin e shëndetësisë. Dhe, pa dashur ta zaptoj hapësirën e këtij kongresi, unë që këtu dua t’ju them se jemi të angazhuar dhe të fokusuar plotësisht në përmirësimin rrënjësor të sistemit. Ngritja e qendrës së re klinike do të jetë një vepër që mund të mos përfundojë në mandatin tonë, por nëse ne ia arrijmë ta fillojmë – sigurisht me mbështetjen e të gjitha partive politike parlamentare – do të jetë një fitore e madhe e gjithë shoqërisë sonë dhe realizim i një ëndrre të shumë brezave.
Prandaj, edhe kam kërkuar nga partia që të ketë mirëkuptim dhe të më lirojë nga detyrimet partiake, për t’iu përkushtuar detyrimeve profesionale.
Sidoqoftë, të dashur delegatë të këtij kongresi dhe ju mysafirë të nderuar, unë nuk e di se ku do të jem nesër, sepse do të pranoj ta kryej atë detyrë që do të ma kërkojnë kolegët e partisë, megjithatë kam dëshirë t’ju them se kudo që të jem dhe çfarëdo që të bëj, do të udhëhiqem nga parimet dhe premtimet e njëjta që i kemi dhënë kur u ngjitëm në skenë para tetë vjetëve, më 22 nëntor 2014, për t’i hyrë jetës aktive politike. Sepse, fundja, si qenie politike që jemi, cili është kuptimi i jetës sonë nëse ambiciet tona i reduktojmë në qarkun e përmbushjes së nevojave dhe kërkesave tona personale?!
Po e përfundoj fjalën time duke ju falënderuar për mbështetjen që na e keni dhënë në vazhdimësi dhe duke kërkuar dhe duke pritur mirëkuptimin tuaj, sepse gjërat e mira tek tash po vijojnë dhe ne duhet të jemi këtu për t’i pritur dhe për t’i orientuar aty ku e kanë vendin.
Juve ju dëshiroj shëndet dhe mirëqenie, kongresit punë të mbarë, ndërsa Alternativës suksese dhe alternativa të reja edhe në të ardhmen.
Ju faleminderit

loading...

go88 club ios

game sunwin sunwin đổi thưởng sunwin danh bai doi thuong