Демант од МЗШВ за изнесените лаги против министеорт Хоџа

ДЕМАНТ

Почитувани медиуми,

Во текот на вчерашниот ден, од страна на неколку медиуми беше пласирана навредлива и пред се неточна информација, во врска со трошоците кои министерот за земјоделство, шумарство и водостопанство Арјанит Хоџа, наводно ги направил за време на неговиот мандат.

Најостро ги демантираме ваквите невистини, кои се пласирани со цел да му се наштети на угледот на министерот Хоџа и да се обезвреднат постигнатите резултати од неговото работење.

Како доказ дека изнесените информации за наводно потрошени 22 илјади евра од почетокот на неговиот мандат, се груба, недолична и безобразно конструирана лага, во прилог Ви доставуваме детален шест месечен извештај за сите трошоци направени за време на неговиот мандат. Дополнително, во прилог Ви доставуваме и наративни извештаи од реализираните активности на министерот Хоџа. Напоменуваме дека наративните извештаи не ги содражат безбројните состаноци со многу земјоделци, бизнисмени, партнери, колеги, секторски и подсекторски групи, работни групи, комисии итн. кои се трикратно повеќе од она што министерот дневно го објавува на функционерскиот фб профил.
Со цел јавноста да добие кристално јасна слика за работењето на министерот Хоџа, напоменуваме дека Министерството за земјоделство, шумарство и водостопанство е едно од најкомплексните министерства со 42 подрачни единици на целата територија и вкупно 1037 вработени. Тоа само по себе доволно го опишува обемот на работа, кој и во услови на пандемија не беше прекинат ниту во еден момент и сите работни задачи се извршуваа тековно без застој и секогаш во интерес на земјоделците.

Уште еднаш, најостро ги демантираме изнесените навреди и лаги. Ваквиот срамен чин ние го разбираме само како СТРАВ од успехот кој министерот Хоџа го постигна за многу кратко време. Очигледно дека тоа некому му пречи, па се обидува преку груби невистини да нанесе штета не само на министерот туку на целиот сектор земјоделство, кој тој успешно го води. Земјоделците одлично го прифатија, тој за кратко време ја стекна нивната доверба, постојано нагласувајќи дека процесот на унапредување на земјоделството ќе биде воден партнерски, заедно со нив.

Оние кои се плашат и му завидуваат на туѓиот успех, никогаш нема да ја достигнат радоста, бидејќи разликата помеѓу нас и нив е суштинска. Успешните луѓе се фокусирани на развој, идеи и планови. Неуспешните пак, секогаш се фокусирани на другите. Тие љубоморно гледат на туѓиот успех, а всушност сваќаат дека пред очи им се случува пораз.

Ние ќе продолжиме и понатаму да работиме чесно и транспарентно.

П.С.
На сите медиуми кои досега ги следа активностите од нашето работење и секогаш известуваа вистинито и навремено, им благодариме за соработката. За сите останати, кои шират лаги и навреди ќе биде побарана одговорност за штета нанесена на честа и угледот на министерот Хоџа, согласно Законот за граѓанска одговорност за навреда и клевета.
П.С.
Согласно алатката за отчетност на носителите на јавни функции, сите информации се јавно достапни на веб страната на Владата на РСМ. Министерството за земјоделство, шумарство и водостопанство редовно ги доставуваа информациите за финансиските трошоци како и наративните извештаи за активностите на министерот.

Со почит,
МЗШВ
DEMANT

Të nderuara media,

Gjatë ditës së djeshme, disa media publikuan informacione fyese dhe krejtësisht të pasakta në lidhje me shpenzimet që ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, pretendohet se ka shpenzuar gjatë mandatit të tij.

Fuqishëm i demantojmë këto të pavërteta, plasimi të cilave ka qëllim të njollosë dhe dëmtojë reputacionin e ministrit Hoxha dhe të zhvlerësojnë rezultatet e arritura me punën e tij.

Si dëshmi se informacioni i dhënë në lidhje me pretendimet e shpenzuara 22 mijë euro nga fillimi i mandatit të tij, janë një gënjeshtër e vrazhdë, e pahijshme dhe e ndërtuar në mënyrë tinëzare, po bashkangjesim raportin e detajuar gjashtë-mujor për të gjitha shpenzimet e bëra gjatë mandatit të tij, si dhe raportet narrative nga aktivitetet e realizuara të ministrit Hoxha. Këtu
vlen të theksohet se raportet narrative nuk përmbajnë takime të panumërta me shumë fermerë, biznesmenë, partnerë, kolegë, grupe sektoriale dhe nën-sektoriale, grupe pune, komisione, etj. të cilat janë tre herë më shumë se ato që ministri publikon çdo ditë në profilin zyrtar në Facebook.
Në mënyrë që opinioni të ketë pasqyrë të qartë të punës së ministrit Hoxha, theksojmë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është një nga ministritë më komplekse me 42 njësi rajonale në të gjithë territorin dhe gjithsej 1037 punonjës . Kjo në vetvete përshkruan mjaftueshëm vëllimin e punës, i cili edhe në kushtet e pandemisë nuk u ndërpre në asnjë moment dhe të gjitha detyrat e punës kryheshin vazhdimisht pa vonesë dhe gjithmonë në interes të fermerëve.

Edhe një herë, ne i demantojmë fuqishëm këto fyerje dhe gënjeshtra. Ne e kuptojmë këtë akt të turpshëm vetëm si Frikë nga suksesi i ministri Hoxha të cilin e arriti në një kohë shumë të shkurtër. Padyshim që kjo shqetëson dikë, kështu që ai përpiqet të dëmtojë jo vetëm ministrin, por edhe të gjithë sektorin e bujqësisë, të cilin ai e udhëheq me sukses, përmes plasimit të gënjeshtrave dhe të pavërtetave të mëdha. Fermerët e pranuan atë shumë mirë, ai fitoi besimin e tyre për një kohë të shkurtër, duke theksuar vazhdimisht se procesi i përmirësimit të bujqësisë do të drejtohet në partneritet, së bashku me ta.

Ata që kanë frikë dhe e kanë zili suksesin e njerëzve të tjerë nuk do të arrijnë kurrë sukses, sepse ndryshimi midis nesh dhe atyre është thelbësor. Njerëzit e suksesshëm kanë nën kontroll pothuajse çdo situatë të veçantë. Nga ana tjetër, të pasuksesshmit përqendrohen gjithmonë te të tjerët. Ata e shikojnë me xhelozi suksesin e njerëzve të tjerë, dhe në fakt e kuptojnë se disfata po ju ndodh para syve të tyre.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me ndershmëri dhe transparencë.

P.S.
Ne falënderojmë të gjitha mediat që kanë ndjekur aktivitetet e punës sonë deri më tani dhe kanë raportuar gjithmonë me vërtetësi dhe në kohën e duhur. Për të gjithë të tjerët që përhapin gënjeshtra dhe fyerje, do të kërkohet përgjegjësi për dëmin që i është bërë nderit dhe reputacionit të ministrit Hoxha, në përputhje me Ligjin për Përgjegjësi Civile për Fyerje dhe Shpifje.
P.S.
Sipas mjeteve për përgjegjshmëri të bartësve të funksioneve publike, i gjithë informacioni është i disponueshëm publikisht në faqen e internetit të Qeverisë së RMV-së. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave rregullisht i ka paraqitur informacionet mbi shpenzimet financiare, si dhe raportet narrative për aktivitetet e ministrit.

Me respekt,
MBPEU

Link with us
Game bài đổi thưởng