„Знаеме дека патот до ЕУ е тежок, со многу пречки пред нас, но ЕУ е единствениот начин да ги смениме работите на подобро, во економијата, во образованието, во здравството.
Не смееме да се откажеме од европското семејство и да ги замолчиме националистите“, порача Битиќи.
„Пред вас излегуваме со конкретни верувања, за кои во минатото покажавме дека ги исполнуваме, а ќе ги исполниме и сега. Гарантирам е просечна плата од 1.100 евра и минимална плата од 600 евра, кои со влезот во ЕУ проектираме да достигнат до 1.300 евра односно 800 евра“, им порача Битиќи на жителите на Бутел и Чучер Сандево.
Bytyqi: Bëhuni patriotë, zgjidhni një të ardhme evropiane të bashkëjetesës dhe paga prej 1.300 euro
“Më 8 maj dilni në vendvotime dhe me rrethimin e numrit një, le të ruajmë themelet e shtetit, të vlerave demokratike, të kohezionit të brendshëm mes etnive dhe bashkësive fetare. Bëhuni patriotë dhe zgjidhni një të ardhme të sigurt dhe evropiane, ku do të jemi të bashkuar dhe do të kemi një pagë mesatare deri në 1.300 euro”, tha Fatmir Bytyqi, nënkryetar i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”, në takimet e sotme me banorët e Butelit dhe Çuçer Sandevës.Bytyqi theksoi se ka besim të thellë se shumica e qytetarëve nuk duan të kthehen 20 vjet mbrapa në të kaluarën, në një shtet të kapur dhe në një shoqëri të ndarë, në një shtet ku paga minimale ishte nën 10.000 denarë.
Ndër të tjera ai theksoi se agjenda e nacionalistëve është boshe, kurse programet e tyre janë përplot me fjalë boshe, prandaj ofrojnë vetëm pasiguri dhe frikë tek qytetarët.
“Ne e dimë që rruga drejt BE-së është e vështirë, me shumë pengesa përpara nesh, por BE-ja është e vetmja mënyrë për të ndryshuar gjërat kah e mira, në ekonomi, në arsim, në shëndetësi. Nuk duhet të heqim dorë nga familja evropiane dhe t’u mbyllim gojën nacionalistëve”, tha Bytyqi.
“Para jush dalim me bindje konkrete, të cilat i kemi treguar në të kaluarën se i përmbushim dhe do t’i përmbushim dhe tani. Garantoj një pagë mesatare prej 1.100 euro dhe një pagë minimale prej 600 euro, të cilat me hyrjen në BE e projektojmë të arrijnë deri në 1.300 euro apo 800 euro”, u tha Bytyqi banorëve të Butelit dhe Çuçer Sandevës.